Kurti thotë se BE i bëri katër propozime për dokumentet -pala serbe doli nga ndërtesa në Bruksel

  • E.K /
  • 24 August 2022 - 12:03
Kurti thotë se BE i bëri katër propozime për dokumentet -pala serbe doli nga ndërtesa në Bruksel

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka treguar edhe për takimin e dytë që ka pasë me palën serbe më 18 gusht.

Ai tha se temat për të cilat folën ishin ajo e personave të zhdukur me dhunë dhe lirinë e lëvizjës.

“Për lirinë e lëvizjes – ka ardhur si temë me katër propozime nga ana e BE-së, përkatësisht Lajçakut. Deklarata se ka pasë propozime nga njëra palë dhe gatishmëri për kompromis janë të pavërteta. Ne ende kemi qenë të hapur për diskutime në këtë drejtim, mirëpo nga ndërtesa ka dalë pala tjetër”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti shtoi se Kosova qëndron pro eliminimit të plotë të dokumenteve për hyrje-dalje dhe ato të mos i ketë as Serbia as Kosova.

“Pse të mos njihen të gjitha dokumentet? Pozicioni ynë në këtë temë është europian”.

“Në takimin e dytë është diskutuar për çështjet aktuale. Në tavolinë ka qenë tema e personave të zhdukur me dhunë dhe ajo e lirisë së lëvizjes apo e vendimit të palës kosovare që të zbatohet një marrëveshje e arritur në Bruksel, e cila është zbatuar nga ana e Serbisë që nga korriku i vitit 2011”.

Te tema e personave të zhdukur me dhunë, Kurti tha se s’ka pasë gatishmëri nga pala serbe që të nënshkruhet dokumenti i dakorduar.

“Për marrëveshjen për të pagjeturit ekziston teksti me përmbajtje dhe me germë të dakorduar, por s’ekziston nënshkrimi pa fajin tonë. Është pala tjetër ajo që s’ka pranuar. Kjo ka mundur të nënshkruhet të enjten që shkoi sa për neve”.

(Kosova Sot Online)