Ish-ambasadori amerikan: SHBA me BE-në po 'përkëdhelin' Kurtin, përgjegjës nëse shpërthen dhuna

  • G.G /
  • 24 August 2022 - 20:06
Ish-ambasadori amerikan: SHBA me BE-në po 'përkëdhelin' Kurtin, përgjegjës nëse shpërthen dhuna

Ish-ambasadori amerikan në Kroaci, Bullgari dhe Serbi e Mal të Zi,  William Dale Montgomery, ka akuzuar SHBA-në dhe BE- në se po favorizojnë Kosovën në dialog me Serbinë në disa deklarata shumë të ashpra.

Ai ka shtuar se për shkak të lëshimeve që po bën Perëndimi (sipas tij), Kurti “mund të shkojë aq larg sa të detyrojë një reagim nga Serbia e të cilin bota e as Serbia s’do ta dëshironte…”

Montgomery është shprehur se “përgjegjësia për çdo dhunë të mundshme do të jetë e BE-së dhe SHBA-ve”.

“Nëse politika aktuale e BE-së dhe ShBA-së vazhdon ta favorizojë Kurtin, përgjegjësia për çdo dhunë të mundshme që ndodh është në shpirtrat e tyre”, ka thënë për Tanjugun diplomati amerikan.

“Kam frikë se bashkësia ndërkombëtare po e vë Qeverinë e Serbisë në një pozitë të pamundur – dhe nuk jam i sigurt se komuniteti ndërkombëtar është i vetëdijshëm për ndikimin e veprimeve të saj”, u shpreh më tej Montgomery.

Ai ka bërë edhe një pyetje në lidhje me çështjen: “Pse Qeveria e Serbisë të bëjë lëshime të mëtejshme kur Kurtit i lejohet të shpërfill obligimet e mëparshme?”

(Kosova Sot Online)