Escobar, Lajçak dhe Hovenier në Veri, i pret Rakiqi

  • S.A /
  • 25 August 2022 - 09:37
Escobar, Lajçak dhe Hovenier në Veri, i pret Rakiqi

Emisarët Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak dhe ambasadori amerikan në Kosovëm, Jeffrey Hovenier po qëndrojnë në Mitrovicën veriore.

Ata janë pritur nga ministri për Komunitete dhe Kthim, kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq dhe nga kryetari i Komunës të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq.

Emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ai i BE-së, Miroslav Lajçak dje janë takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Takime emisarët patën edhe me përfaqësues të opozitës.

Në një konferencë për media Escobar dhe Lajçak deklaruan se nuk presin përshkallëzim të situatës më 1 shtator kur edhe pritet të fillojnë së zbatuari vendimet e Qeverisë së Kosovës për targa dhe dokumente për hyrje-dalje.

(Kosova Sot Online )