Juristi paralajmëron Qeverinë: Pezullimi i pagave për grevistë është cenim i rëndë i të drejtave të punëtorëve

  • S.A /
  • 25 August 2022 - 12:05
Juristi paralajmëron Qeverinë: Pezullimi i pagave për grevistë është cenim i rëndë i të drejtave të punëtorëve

Juristi paralajmëron Qeverinë: Pezullimi i pagave për grevistë është cenim i rëndë i të drejtave të punëtorëve

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar pasi u publikua një dokument i Qeverisë që planifikon t’ua ndalë pagat grevistëve. Ai tha se pezullimi i pagave nga ana e shtetit ndaj grevistëve është “cenim i rëndë i të drejtave të punëtorëve”.

“Pezullimi i pagave nga ana e shtetit ndaj punetoreve qe hyjne ne greve te ligjshme, eshte cenim i rende i te drejtave te punetoreve, e papare ne nje shtet demokratik, ose nga nje parti politike qe ka promovuar shtet social”, ka shkruar ai.

Sipas Miftarajt, kjo është e papranueshme dhe “nuk kalon”.

Postimi i plotë:

Neni 18

Efektet e grevës së ligjshme

1. Gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet, që rrjedhin nga Kontrata e Punës.

Keshille juridike falas per Qeverine:

Neni 18 pika 1 e Ligjit per Grevat, nenkupton se pezullohen detyrimet e punetorit per te permbushur obligimet qe dalin nga kontrata e punes.

Neni 18 pika 1 e Ligjit per Grevat, ne asnje rrethane nuk nenkupton se pezullohen obligimet e shtetit, apo punedhenesit ne sektorin privat te pezulloj te drejtat e punetorit ne page dhe beneficione tjera qe rrjedhin nga kontrata e punes, gjate kohes se greves se ligjshme.

Pezullimi i pagave nga ana e shtetit ndaj punetoreve qe hyjne ne greve te ligjshme, eshte cenim i rende i te drejtave te punetoreve, e papare ne nje shtet demokratik, ose nga nje parti politike qe ka promovuar shtet social. 

E papranueshme.  Kjo nuk kalon. Masa te menjehershme ndaj kujdo qe ka filluar nje iniciative te tille.

(Kosova Sot Online )