Arrestohet futbollisti italian, e vrau ish të dashurën

  • S.A /
  • 25 August 2022 - 11:23
Arrestohet futbollisti italian, e vrau ish të dashurën

Është arrestuar futbollisti italian, Giovanni Padovani, i cili e vrau ish të dashurën e tij, Alessandra Matteuzzi.

56 vjeçarja u vra në Bologna, e goditur me një çekiç në kokë dhe në pjesë të trupit, në rrugën Arcoveggio, në periferi të qytetit.

Fqinjët kishin dëgjuar zëra të frikshëm dhe e lajmëruan policinë pas sherrit të dhunshëm në mes të ish-çiftit, njoftojnë mediat italiane.

Tashmë e ndjera në fund të muajit korrik e kishte paraqitur në polici ish të dashurin, nga i cili ishte ndarë muaj më parë, por që nuk po e linte rehat.

Giovanni Padovani është një futbollist dhe një ish-model, me origjinë nga Senigallia, një provincë e Anconas.

Ka luajtur në disa ekipe ne Serie C dhe D, përfshirë këtu skuadrat Foligno Calcio, Troina Calcio, Rieti dhe Vastese Calcio.

Ai kishte arritur atë ditë me aeroplan në Bologna nga Sicilia, për ta bërë më pas gjestin makabër. 

(Kosova Sot Online )