Grabovci: Kryeprifti Kalaj u emocionua kur takoi krerët e UÇK-së

  • E.K /
  • 26 August 2022 - 19:26
Grabovci: Kryeprifti Kalaj u emocionua kur takoi krerët e UÇK-së

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka thënë se takimi i kryepriftit të kishës shqiptare, në Detroit, Federik Kalaj me krerët e UÇK-së në Hagë ishte emocionues.

Grabovci theksoi se kryeprifti Kalaj është aktivist i dalluar dhe se kontributi i tij i jashtëzakonshëm ka qenë edhe më herët.

“Takimi brenda hapësirave të burgut ishte emocionues dhe u rikthyen në të kaluarën e shkëlqyer, të asaj kohe edhe pse të vështirë”.

“Zotëri Kalaj përveç se është prift, para së gjithash është njeri shumë i mirë, është aktivist i dalluar, i kamotshëm dhe kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm edhe më herët, Edhe me miqtë të tjerë punon zotëri Kalaj, në Detroit dhe në Amerikë, kanë kontaktuar që me dëshirë të shkojë të vizitojë krerët e UÇK-së, ata së bashku kanë vendosur që zoti Kalaj t’i përfaqësojë dhe të vijë t’i takojë krerët e UÇK-së, t’i shoh ata, të ndajë emocionet dhe t’i përcjellë disa përshëndetje nga diaspora e fuqishme e Amerikës. Hashimi dhe të tjerët e kanë takuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe më herët”, është shprehur Grabovci.

(Kosova Sot Online)