Kërkesat e Serbisë për mos lejimin e shtrirjes së organeve të sigurisë së Kosovës në veri janë banale dhe qesharake

Kërkesat e Serbisë për mos lejimin e shtrirjes së organeve të sigurisë së Kosovës në veri janë banale dhe qesharake
Kërkesat e Serbisë për mos lejimin e shtrirjes së organeve të sigurisë së Kosovës në veri janë banale dhe qesharake

Faik Krasniqi

  • 26 August 2022 - 19:20

Shkruan: ANALISTI-Faik Krasniqi

Dihen kërkesat dhe apetitet e çmendura të Serbisë. Nuk është diçka e re. Ato janë apetite me dekada. Vuçiqi mundë të kërkoj gjithçka, por Kosova është shtet i pavarur dhe KFOR-i nuk mundë të lejoj kërkesën e një shteti tjetër.

Edhe ne mundë të bëjmë kërkesa për territorin serb ose për ndonjë shtet tjetër, por s'do të kishte asnjë vlerë. Serbët në veri të Kosovës mundë edhe njëanshëm ta shpallin Asociacionin serb, por ligjërisht dhe ndërkombëtarisht nuk do të kishte asnjë vlerë të vetme. Do të ishte ilegalë. Prandaj këto kërcënime të Serbisë nuk i marr për bazë. Por një gjë më çuditë.

Pse Bashkësia Ndërkombëtare ende e toleron Serbinë. Edhe kur ajo publikisht e thotë që jemi shteti i vetëm në Evrope që nuk jemi bashkuar histerisë anti-Rusi. Do të ishte me e kuptueshme kur Rusia ka qenë në formë dhe dihet që historikisht Serbia ka qenë aleate e tyre. Mirëpo tash Rusia e ka hallin e saj me që është futur në luftë me Ukrainën, dhe nuk i bie ndërmend për Serbinë. Konsideroj që ky do të ishte rast ideal për ta shfrytëzuar dhe përmbyllur marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".