Makina me tabela të Kosovës “01” përfshihet në aksident në Shqipëri, tre të lënduar

  • S.A /
  • 27 August 2022 - 08:09
Makina me tabela të Kosovës “01” përfshihet në aksident në Shqipëri, tre të lënduar

Një aksident me pasojë lëndimin e tre personave ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në autostradën Lushnje-Fier në vendin e quajtur Bishqem.

Mësohet se një mjet me targa të republikës së Kosovës “01 639HQ” është përplasur me një mjet me targa  AA873XN.

Shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin të dy mjetet në kohën që janë prekur me njëra tjetrën ndoshta në tentativë parakalimi të mjetit Opel me targa të Kosovës ka shkaktuar përplasje me trafikndareset e të dy mjeteve.

Nga shpejtësia mjetet kanë përfunduar me qindra metra larg njëri tjetrit.
Te lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

(Kosova Sot Online )