Bëhuni gati për pasdite, mot me shi, paralajmërohen edhe rrufe

  • S.A /
  • 27 August 2022 - 08:58
Bëhuni gati për pasdite, mot me shi, paralajmërohen edhe rrufe

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe jostabil.

IHK njofton se kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte që vende-vende të ketë reshje shiu të përcjella me rrufe.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe verilindjes.

(Kosova Sot Online )