Në Podujevë konfiskohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave – u vodh rrymë në vlerë mbi 40 mijë euro

  • E.K /
  • 28 August 2022 - 10:31
Në Podujevë konfiskohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave – u vodh rrymë në vlerë mbi 40 mijë euro

Oficerët doganor me urdhër të organve kompetente, të shtunën kanë bastisur një banesë në Podujevë ku edhe janë gjetur mallra ilegale të kontrbanduara. 

Sipas doganës, aty janë konfiskuar “23 copë Ant-Miner El 3 dhe 13 shtëpiza – 1 st cool”.

Sipas doganës, të gjitha pajisjet ishin në funksion për prodhim të kriptovalutave dhe aty kishte kyçje ilegale ku sipas konstatimeve preliminare ka pasur vjedhje të energjisë elektrike në vlerë mbi 40.000 mijë euro.

“Me këtë rast përpos mallit të kontrabanduar zyrtarët doganor kanë vërejtur edhe një lidhje të dyshimtë në rrjetin e rrymës elektrike dhe kane njoftuar edhe zyrtarët e KEDS të cilët kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë konstatuar se kemi të bejmë me kyçje ilegale dhe vjedhje të rrymes elektrike. Sipas konstatimeve preliminare vjedhje e energjis elektrike është mbi 40.000 mijë euro”, thuhet tutje në njoftim.

Malli është sekuestruar nga Dogana si i kontrabanduar derisa rasti është trajtuar procedurën kundërvajtëse.

(Kosova Sot Online)