Dasmë përrallash shqiptare, nusja merret me helikopter, qyteti mbulohet me petale trëndafilash

  • E.K /
  • 28 August 2022 - 10:47
Dasmë përrallash shqiptare, nusja merret me helikopter, qyteti mbulohet me petale trëndafilash

Një dasmë e veçantë është bërë në Fier në fund të gushtit. Nusja është marrë me helikopter i cili shoqëron vargun e makinave nga ajri.

Ky moment i pazakontë është filmuar edhe nga qytetarët teksa shihet helikopteri që fluturon në qendër të qytetit. Megjithatë Fieri është i njohur edhe më parë për raste të tilla aspak të zakonta.

Një tjetër detaj i veçantë janë petalet e trëndafilave të kuq që hidhen nga nga helikopteri duke mbuluar dasmorët që kanë shkuar të marrin nusen.

(Kosova Sot Online)