Kurti: Para një viti mirëpritëm grupin e parë, që atëherë Kosova ka strehuar 1798 afganë

  • E.K /
  • 29 August 2022 - 15:13
Kurti: Para një viti mirëpritëm grupin e parë, që atëherë Kosova ka strehuar 1798 afganë

Kryeministri Albin Kurti, ka përkujtuar ditën e parë që qytetarët afganë kanë ardhur në Kosovë.

Ai tha se prej atëherë, Kosova ka siguruar strehim për 1798 afganë.

“Në këtë ditë të një viti më parë, ne mirëpritëm grupin e parë të qytetarëve afganë që ishin larguar nga shtëpia e tyre në mes të kaosit dhe pasigurisë. Që atëherë, Kosova ka siguruar strehim për 1798 afganë. Ne jemi partnerë të aleatëve tanë dhe aleat të atyre që kanë nevojë për një dorë ndihmëse”, ka shkruar ai në Twitter.

(Kosova Sot Online)