Aksidenti mes 3 veturave në Vragoli, detajet e rastit i jep Policia

  • E.K /
  • 29 August 2022 - 16:43
Aksidenti mes 3 veturave në Vragoli, detajet e rastit i jep Policia

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Në këtë aksident të përfshira janë dy vetura vendore dhe një me targa të huaja.

"Sot rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë në Vragoli është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime. Të përfshira janë dy vetura me targa vendore dhe një me targa të huaja. Deri në këto momente një person ka kërkuar ndihmën mjekësore. Njësitet kompetente policore iu kanë përgjigjur rastit për kryerjen e procedurave të nevojshme.", theksohet në njoftimin e Policisë.

(Kosova Sot Online)