Lexoni edhe:
Komshiç: Beogradi e Zagrebi duan ta ndajnë Bosnjen mes serbëve e kroatëve
Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se pas intervistës me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mund të tregohet se ai është plotësisht i përkushtuar për stabilitetin rajonal.
Sipas tij, duhet të përfitohet nga ky vullnet i mirë, i cili thotë që ekziston nga të dyja palët.
Komshiç: Beogradi e Zagrebi duan ta ndajnë Bosnjen mes serbëve e kroatëveLexoni edhe:
Në margjinat e Forumit Strategjik në Bled të Sllovenisë, Escobar tha se shpreson se nuk do të ketë nevojë të flitet për koncesione në Ballkanin Perëndimor.
Ai gjithashtu tregoi se shumë njerëz në rajon janë të shqetësuar për orientimin e Serbisë, ose se ai beson se anëtarësimi në BE është aspirata e Serbisë.
“Unë vërtet besoj dhe shpresoj se aspirata e Serbisë është që të jetë anëtare e plotë e BE-së dhe se nuk do të duhet të flasim për ndarjet në Ballkanin Perëndimor. Pas bisedës me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mund të them se ai është plotësisht i përkushtuar për stabilitetin rajonal, se nuk dëshiron dhunë, të përdorë vullnetin e mirë këtu, dhe vullnetin e mirë të palës tjetër, Kosovës, dhe shpresoj se liderët në rajon do ta ndjejnë atë që Ursula von der Leyen (Presidentja e Komisionit Evropiani) tha se Ballkani Perëndimor me të vërtetë dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe se qytetarët e duan këtë zonë. Ne shohim optimizëm nga të gjitha anët”, tha Escobar pë Euro News Serbia.
(Kosova Sot Online)