Përparim Rama: Nuk u abuzua vetëm një fëmijë, u turpëruam të gjithë ne si shoqëri

  • E.K /
  • 29 August 2022 - 21:32
Përparim Rama: Nuk u abuzua vetëm një fëmijë, u turpëruam të gjithë ne si shoqëri

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar për ngjarjen e fundi ttë ndodhur në kryeqytet ku një 11 vjeçare është dhunuar seksualisht nga pesë meshkuj të dyshimtë në një prej parqeve të qytetit.

Rama tha se është thellësisht i prekur nga kjo ngjarje, teksa ka ftuar organet e rendit që të jenë sa më prezent në hapësirat publike dhe më vigjilent ndaj rasteve të tilla.

Rama theksoi se në këtë rast nuk u abuzua vetëm një fëmijë, por u turpëruam të gjithë si shoqëri.

Postimi i plotë:

Rasti i dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë, na ka tronditur të gjithëve.

Jam thellësisht i prekur nga kjo ngjarje dhe ftoj organet e rendit që të jenë sa më prezent në hapësirat publike dhe më vigjilent ndaj rasteve të tilla.

Ne duhet të bëjmë shumë më tepër për t’i dhënë fund këtyre abuzimeve të tmerrshme dhe mosndëshkimit që lejon që këto akte makabre të vazhdojnë të ndodhin.

Është koha që ne të gjithë: gra, burra, vajza, djem, dhe sidomos ne si përfaqësues kryesorë të institucioneve publike, të bashkëpunojmë që raste të tilla të mos ndodhin më.

Nuk u abuzua vetëm një fëmijë, u turpëruam të gjithë ne si shoqëri!

Prandaj, si Kryetar i Kryeqytetit, zotohem se do të punojmë për ndërtimin e mekanizmave që rrisin  bashkëpunimin mes komunitetit dhe organeve të rendit, në mënyrë që bashkë t’i parandalojmë rastet e tilla dhe të ofrojmë mbështetje për të gjithë viktimat.

(Kosova Sot Online)