Vuçiq: Nuk po e mendojmë fare që t’i vendosim sanksione Rusisë

  • S.A /
  • 30 August 2022 - 12:45
Vuçiq: Nuk po e mendojmë fare që t’i vendosim sanksione Rusisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk po mendojnë fare për ndryshimin e qëndrimit të Serbisë në raport me vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse.

Beogradi përkundër se e ka mbështetur të drejtën territoriale të Ukrainës, nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë – edhe pse perëndimi ia ka kërkuar vazhdimisht një gjë të tillë, raporton Tanjug.

Serbia dhe Rusia njihen për raporte të ngushta kombëtare

Madje edhe në kohën kur Rusia është sanksionuar nga perëndimi për shkak të luftës në Ukrainë. 

(Kosova Sot Online )