Lajçak takon Pahorin, thotë se kryeministri slloven përkrah dialogun Kosovë-Serbi

  • S.A /
  • 30 August 2022 - 13:01
Lajçak takon Pahorin, thotë se kryeministri slloven përkrah dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak është takuar të martën me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor. Diplomati evropian ka thënë se ka marrë mbështetje nga i pari i Sllovenisë për procesin e dialogut në Ballkanin Perëndimor, specifikisht atë Kosovë-Serbi.

“E vlerësoj Presidentin e Sllovenisë për Interesin e vërtetë të tij për të mbështetur proceset e BE-së në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe Dialogun”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Dialogu Kosovë-Serbi është i ndërmjetësuar nga BE-ja.

Së fundmi, më 27gusht është arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për targat.

(Kosova Sot Online )