Ish-deputetja e lut Osmanin të mos e nënshkruajë këtë ligj: Është anti-kushtetues

  • E.K /
  • 30 August 2022 - 15:30
Ish-deputetja e lut Osmanin të mos e nënshkruajë këtë ligj: Është anti-kushtetues

Ish-deputetja e AKR-së, Myzejene Selmani i është drejtuar presidentes Vjosa Osmani me një kërkesë duke e lutur shefen e shtetit që mos ta nënshkruajë ligjin e amendamentuar  për Aviacionin Civil.

Sipas saj, struktura e këtij ligji është antikushtetuese.

Ish-zv/ministrja e Ministrisë së Bujqësisë uroi që stafi i zyrës ligjore të presidentes Osmani dhe vet ajo ta trajtojnë me interesim të veçantë.

Për Selmanin, ky ligj e shkel nenin 130 të Kushtetutës, teksa kërkoi që të merren masa.

“Ja këtu po e shtoj edhe këtë ligj të amendamentuar! PROJEKTLIGJIN PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË KANË TË BËJNË ME RACIONALIZIMIN DHE VENDOSJEN E VIJAVE LLOGARIDHËNËSE TË AGJENCIVE EKZEKUTIVE”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

(Kosova Sot Online)