Burri thyen rekordin botëror për 'udhëtimin më të gjatë' me një varkë prej kungulli

  • E.K /
  • 30 August 2022 - 19:41
Burri thyen rekordin botëror për 'udhëtimin më të gjatë' me një varkë prej kungulli

Një burrë nga Nebraska arriti një rekord të ri botëror, Guinness duke hipur brenda një kungulli dhe duke lundruar me të për rreth 61 kilometra poshtë lumit Missouri.

Sipas mediave të huaja, Duane Hansen u përshëndet nga të afërmit dhe admiruesit pasi doli nga varka me ngjyrë portokalli e quajtur “Big Berta”.

Hansen tha për News Channel Nebraska se udhëtimi ishte i mbushur me rrezik, ndërsa anijet që kalonin dërgonin valë në drejtim të tij.

Kopshtari rriti kungullin – me peshë rreth 384 kilogramë – në kopshtin e tij, me qëllimin specifik për të mposhtur rekordin prej 41 kilometrash të vendosur në vitin 2018.

(Kosova Sot Online)