Dikur ortak me vëllain në agjencinë turistike, por sot i vrau! Çifti Muskurti la pas 3 fëmijë...

  • E.K /
  • 30 August 2022 - 18:48
Dikur ortak me vëllain në agjencinë turistike, por sot i vrau! Çifti Muskurti la pas 3 fëmijë...

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ndodhi sot në Tiranë, ku vëllai vrau me armë zjarri vëllanë dhe më pas kunatën e tij.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Islam Alla”, në afërsi të Rrugës së Kavajës. Dy vëllezërit kanë qenë ortakë në agjencinë turistike, por më pas ishin ndarë.

Mes shumë konfliktesh, viktima kishte kërkuar mbrojtje në polici pas sherreve me vëllain.

Ndërkohë, viktimat, Dritan dhe Nora Muskurti lanë pas 3 fëmijë, ndërsa policia është në kërkim të autorit të ngjarjes, Arsen Muskurti.

(Kosova Sot Online)