“40 orë s’kam mujt me flejt” – Rexhepi tregon se u trondit pas lajmit të dhunimit të 11-vjeçares

  • E.K /
  • 30 August 2022 - 22:32
“40 orë s’kam mujt me flejt” – Rexhepi tregon se u trondit pas lajmit të dhunimit të 11-vjeçares

Aktivistja Xheraldina Rexhepi – sonte në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”, ka thënë se ka qenë e shokuar me lajmin për përdhunimin e 11 – vjeçares nga pesë persona në Prishtinë.

Rexhepi ka thënë se ka qenë tejet e shqetësuar dhe nuk ka mund të flej për 40 orë pas raportimit të kësaj ngjarje.

“Në këtë rast nuk ka dështu një institucion, por kanë dështu të gjitha hallkat e shoqërisë sonë, dhe kjo është shumë e dhimbshme”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, përballë Teatrit Kombëtar është protestuar për këtë rast, ku iniciatore e protestës ka qenë Rexhepi.

(Kosova Sot Online)