Bosi turk u kap në vilat e Drimadhes, zbardhet roli i shqiptarit, si i dekonspironte operacionet e policisë

  • S.A /
  • 31 August 2022 - 09:03
Bosi turk u kap në vilat e Drimadhes, zbardhet roli i shqiptarit, si i dekonspironte operacionet e policisë

Turku Faruk Fatih Özer i cili krej kohëshkërkohej nga Interpoli për mashtrim të bashkëkombasve të tij, në investimet me monedhën virtuale turke “Thodex” është arrestuar ditën e djeshme në dhomën e një vile në Drimadhes. Ai ishte arratisur nga Turqia për në Shqipëri në prill të vitit 2021 dhe jetonte në lagjen “5 Maji”, në Elbasan.

28 vjeçari u arrestua në dhomën e vilës, gjysmë i zhveshur. Bashkë me të në polici u shoqëruan për tu marrë në pyetje Evaldo Haxhiu 37 vjeç nga Durrësi, nipi i Armando Dukës dhe 36 vjeçari nga Tirana, Bojken Shkëmbi, të cilët ndodheshin me të.

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi laptopë, aparate celulare dhe karta bankash.

28-vjeçari Farku Ozer prej një vit është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Intepol Ankara për veprat penale, “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Në shqipëri kishte ndryshuar pamjen. Me flokë të prerë dhe me kapele, bosi i kriptove dukej se ishte kthyer në gangster. Kohët e fundit ai jetonte në Elbasan, ndërsa në jug ishte zhvendosur për pushime. Mësohet se policia ra në gjurmët e tij pasi përgjonte telefonin e mikut të tij Haxhiut.

Një prej shqiptarëve të arrestuar bashkë me të, Evaldo Haxhiu, dyshohet se e ndihmonte të fshihej duke i gjetur banesa të ndryshme. Dyshohet se ai e ndihmonte dhe që t’i arratisej policisë. Kur merrte informacione se policia do të ndërhynte për ta arrestuar ai  e largonte.

Autoritetet kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Turqisë.

(Kosova Sot Online )