Ky është kulmi i pa përgjegjësisë në Gjykatën Kushtetuese: 14 muaj për të marrë një vendim

Ky është kulmi i pa përgjegjësisë në Gjykatën Kushtetuese: 14 muaj për të marrë një vendim

Hajrullah Tërnava

  • 31 August 2022 - 00:15

Shkruan: ANALISTI- Hëjrullah Tërnava

Marrë në tërësi është e domosdoshme që me ligjin e Vettingut të përfshihen të gjitha institucionet shtetërore, dhe me këtë përfshirje do të spastrohen këto institucione në tërësi, kupola e sistemit të drejtësisë, duke përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, e jo që institucionet e drejtësisë të përfshihen në mënyrë parciale, sepse me këtë edhe vetë ligji i Vettingut do të devalvohej .

-Kur në institucionet shtetërore bëhen reforma të thella, sikur që është fjala për institucionet e drejtësisë, e domosdoshme do te ishte që në pakon e Reformës gjithëpërfshirëse të sistemit të drejtësisë, në procesin Vetting, të përfshihet edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila prej se është themeluar, në vazhdimësi është kritikuar si institucion tërësisht i varur nga politika, jo funksional dhe i dështuar. Një raport negativ dhe shumë kritik të monitorimit të punës së Gjykatës Kushtetuese, së fundi e ka publikuar edhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD). Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan të prezantuar në raportin “Sfidat në trajtimin e krimeve të përgjithshme”, i cili raport derivon nga monitorimi sistematik që IKD ju ka bërë Divizioneve Penale të gjykatave të të gjitha niveleve. Sipas hulumtimit të IKD-s del se Divizionet Penale të gjykatave edhe gjatë vitit 2021 janë ballafaquar me një numër të madh të lëndëve të pazgjidhura, ku në fund të këtij viti të pakryera këna mbetur edhe 31,314 lëndë penale të përgjithshme. Një sëmundje e tillë sipas IKD-së po e mundon në vazhdimësi edhe trajtimin e rasteve specifike të cilat shkojnë në Gjykatën Kushtetuese e cila po tregohet skajshmërisht joefikase edhe në trajtimin e të gjitha rasteve, e shumë prej tyre ndërlidhen edhe me të drejtat e viktimave të dhunës në familje. IKD konstaton se vonesat në rastin e trajtimit të rasteve ta dhunës na familje nuk përbëjnë çështje të izoluar sepse ato përfshijnë edhe një gamë të gjerë të rasteve të veprave e natyrave të tjera të shkeljes së të drejtave të njeriut nga gjykatat e rregullta e të cilat si instancë e fundit shkojnë në Kushtetuese dhe mbeten aty. Edhe rastet të tjerë të rëndësishme ende presin në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese, siç është rasti në të cilin kontestohen rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 në komuna të caktuara të Kosovës, lidhur me të drejtën themelore të komuniteteve jo shumicë në vend për përfaqësim efektiv në jetën publike dhe vendimmarrje. Kanë kaluar 16 muaj dhe ende nuk kë një vendim. Në fakt, nga analiza e bërë vendimmarrjes së viteve të fundit të Gjykatës Kushtetuese, vërehet se mesatarisht Gjykatës Kushtetuese i duhen 14 muaj për të marrë një vendim. Këto të dhëna janë shqetësuese”, thuhet në reagimin e IKD-s.

Tutje thuhet se ekziston një bllokadë totale e trajtimit të rasteve që adresohen në Kushtetuese sepse viteve të fundit kushtetuesja i pranon rreth 200-250 kërkesa të palëve në vit, ndërkaq i nxjerr vetëm 20-30 aktgjykime meritore, kurse të tjerat janë kryesisht vendime për pa pranueshmëri. IKD konstaton se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës është adresë e fundit ku qytetarët dhe palët tjera mund të drejtohen për mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe Kushtetutës në përgjithësi, por Gjykata Kushtetuese është duke dështuar të shërbejë si gardian adekuat i Kushtetutës, duke vonuar ti zgjidhë rastet në kohë të arsyeshme. Marrë në tërësi është e domosdoshme që me ligjin e Vettingut të përfshihen të gjitha institucionet shtetërore, dhe me këtë përfshirje do të spastrohen këto institucione në tërësi, kupola e sistemit të drejtësisë, duke përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, e jo që institucionet e drejtësisë të përfshihen në mënyrë parciale, sepse me këtë edhe vetë ligji i Vettingut do të devalvohej .

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".