Shqiptari dënohet me 18 muaj burg se kërcënoi gruan se do të vriste pasi ajo nuk e linte t’i kontrollonte celularin

  • E.K /
  • 31 August 2022 - 20:26
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg se kërcënoi gruan se do të vriste pasi ajo nuk e linte t’i kontrollonte celularin

Një 45 vjeçar shqiptar është dënuar me 18 muaj burg, me kusht  paraqitjen në Drejtorinë e Policisë ku ai banon Shqiptari u dënua nga Gjykata e Magjistraturës 3 anëtarëshe e Volos, e cila e shpalli atë fajtor për fyerje, kanosje dhe dëmtime trupore.

I akuzuari që kërcënoi se do të bëhej vrasës i gruas, i cili nuk kishte avokat, ka dëshmuar në gjykatë se ka pasur një mosmarrëveshje me gruan e tij 43-vjeçare, pasi ajo nuk e linte të shihte celularin e saj dhe e kërcënoi se do ta vriste .

Gruaja pranoi se akti ka ndodhur, ai e shau, e kërcënoi dhe e goditi dhe dëshmoi se në marrëdhëniet e tyre ka pasur tension vitet e fundit. Në Gjykatë mori pjesë edhe djali i tyre 19-vjeçar, përballë të cilit ndodhi ngjarja në familje. Sipas Magnesianews, 45-vjeçari pronar i një dyqani ushqimor, të cilin e ka me gruan dhe djalin e tyre 19-vjeçar, ka debatuar në shtëpi me gruan e tij mbrëmjen e së mërkurës së 24 gushtit dhe pasi ka sharë e ka kërcënuar se do ta digjte dhe do ta vriste dhe ajo do të ketë fatin e grave të tjera të cilat janë “pastruar” nga burrat e tyre” sipas denoncimit të 43-vjeçares.

Më pas ai e ka goditur me grusht në fytyrë, duke bërë që  43-vjeçarja  të kishte  marramendje për disa kohë pas goditjes.

(Kosova Sot Online)