Këshilli i Prindërve i “Faik Konica”-s del kundër grevës, kërkon marrëveshje mes SBASHK-ut e Qeverisë

  • E.K /
  • 31 August 2022 - 20:51
Këshilli i Prindërve i “Faik Konica”-s del kundër grevës, kërkon marrëveshje mes SBASHK-ut e Qeverisë

Këshilli i Prindërve i Shkollës Fillore “Faik Konica” në Prishtinë, ka dalë kundër grevës së mësimdhënësve të paralajmëruar nga SBAShK, duke bërë thirrje për bashkëpunim me qeverinë për fillimin e vitit të ri shkollor më 1 shtator.

Sipas këshillit, greva edhe pse e drejtë ndërkombëtare, në këto momente dëmton shumë procesin edukativo-arsimor.

“Fëmijët janë ata të cilët humbasin më së shumti si rezultat i mosmbajtje së mësimit. Procesi zhvillimor i të nxënit tek nxënësit pengohet dhe crregullohet me greva. Përvec aspektit akademik, grevat crregullojnë edhe jetën personale, sociale e familjare të të nxënësve dhe familjeve të tyre”, thuhet në deklaratën e bërë publik.

Më tej, Këshilli i Prindërve të SHFMU “Faik Konica” ka apeluar te të gjithë përgjegjësit për mirëkuptim e bashkëpunim profesional dhe të menjëhershëm, për të mos humbur asnjë orë mësimit për nxënësit.

(Kosova Sot Online)