Blerimi e Ibrahimi do të shkojnë nga Italia në Hagë me biçikleta për t’i takuar çlirimtarët

  • E.K /
  • 31 August 2022 - 22:51
Blerimi e Ibrahimi do të shkojnë nga Italia në Hagë me biçikleta për t’i takuar çlirimtarët

Me këto biçikleta synojnë të kalojnë hiç më pak se 2060 kilometra.

Gjithë këtë rrugëtim Blerim Peja nga Prishtina e Ibrahim Shabi që jeton në Norvegji do e bëjnë nga Bari i Italisë në Hagë për të takuar ish-krerët e UÇK-së.

Të gjitha mjetet që iu duhen, po i vendosin në autobusin që do i dërgojë fillimisht në Shqipëri e nga aty në shtetin italian.

Por pse kanë vendosur ta bëjnë një rrugëtim të tillë i cili do të zgjasë 17-20 ditë, ka treguar Blerim Peja.

Ai nën emocione bëri të ditur se ende nuk kanë marrë përgjigje nga Haga nëse do i takojnë apo jo, por rrugëtimi i tyre me këtë mesazh ( në maicë) nuk do të ndalet.

Mërgimtari, Ibrahim Shabi ka treguar se kjo është më e pakta që mund ta bëjnë për çlirimtarët.

Ishte koha për të marrë rrugë, shokët u akomoduan për ta nisur një aventurë të radhës e siç e quajtën ata një tjetër mision të jetës.

Për t’i nderuar ata që luftuan për Republikën e Kosovës.

(Kosova Sot Online)