'Open Balkan' shkrinë në një flamujt e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë

  • E.K /
  • 01 September 2022 - 16:49
'Open Balkan' shkrinë në një flamujt e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë

Në panairin e verës të mbajtur në Beograd, kryeministri Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski kanë prezantuar simbolin e Ballkanit të Hapur.

Logo përfshin germat O  dhe B që tregon Open Balkan, ndërsa në to janë shkrirë flamujt e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë.

Ajo u prezantua më momentin kur tre liderët u ngjitën në podium për të bërë foton zyrtare të panairit.

(Kosova Sot Online)