Haradinaj: Përderisa i bëhet kaq promovim panairit në Beograd, panairi i verërave në Kosovë dënohet me mungesë rryme

  • E.K /
  • 01 September 2022 - 17:27
Haradinaj: Përderisa i bëhet kaq promovim panairit në Beograd, panairi i verërave në Kosovë dënohet me mungesë rryme

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se mbajtja e Panairit të Verërave në Beograd dhe promovimi i tij në rajon, godet direkt biznesin e verarisë në Kosovë.

Haradinaj përmes një shkrimi në “Facebook”, kritikon promovimin e panairit në Beograd ku thotë se panairi në Kosovë po dënohet me mungesë rryme.

Shkrimi i plotë:

Kosova ka qenë dhe është shumë hapa para Serbisë në prodhim të verërave.

Mbajtja e Panairit të Verërave në Beograd dhe promovimi i tij në rajon, godet direkt biznesin e verarisë në Kosovë.

Përderisa i bëhet kaq promovim panairit në Beograd, panairi në Kosovë dënohet me mungesë rryme, duke pamundësuar funksionimin normal.

Rahoveci është kryeqyteti i verërave në rajon, e që nesër si dhe çdo vit është nikoqir i “Hardh Fest”.

Përkrahja e vreshtarëve tonë promovon punën e tyre dhe Kosovën në gjithë botën.

(Kosova Sot Online)