“Të shkëlqyeshme bre”, Lumir Abdixhiku flet për raportet me Përparim Ramën

  • E.K /
  • 01 September 2022 - 22:33
“Të shkëlqyeshme bre”, Lumir Abdixhiku flet për raportet me Përparim Ramën

“Të shkëlqyeshme bre”, Lumir Abdixhiku flet për raportet me Përparim Ramën

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka sqaruar në emisionin Pressing raportimet se i ka të tensionuara marrëdhëniet me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Ai ka reaguar me shpejtësi, kur i është bërë pyetja, duke shprehur habinë e tij për këto raportime.

“Të shkëlqyeshme bre (raportet). Si mund t’i kem marrëdhëniet keq me Përparimin që i kam kërkuar të kthehet nga Anglia në Prishtinë”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama është një prej kryetarëve më të mirë të komunave që i ka Kosova aktualisht.

Abdixhiku ka lavdëruar edhe kryetarët e tjerë të partisë së tij në komuna, duke thënë se ata qeverisin pastër e të pakorruptuar.

(Kosova Sot Online)