Policia vjen me njoftimin e fundit, për personin e arrestuar i cili dyshohet se ngacmoi një të mitur

  • E.K /
  • 02 September 2022 - 18:40
Policia vjen me njoftimin e fundit, për personin e arrestuar i cili dyshohet se ngacmoi një të mitur

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth personit të cilin e kanë arrestuar si i dyshuar për ngacmimin e një vajze nëntë vjeçare.

Sipas policisë, personi në fjalë është nga një fshat i Istogut dhe i njëjti dyshohet se përmes rrjetit social ka kontaktuar me të miturën.

“Gjatë atyre bisedave me video, i dyshuari, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’”.

“I dyshuari është arrestuar sot, më 02.09.2022 dhe si provë materiale është konfiskuar një telefon celular. Pas intervistimit me aktvendim nga prokurori i dyshuari është dërguar në ndalim policorë”.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.

(Kosova Sot Online)