“Kosova nuk ka nevojë për ideologë të urrejtjes, dhe përçarjes”

  • E.K /
  • 02 September 2022 - 21:02
“Kosova nuk ka nevojë për ideologë të urrejtjes, dhe përçarjes”

Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se Kosova s’ka nevojë për ideologë të urrejtjes dhe përçarjes, duke iu kundërpërgjigjur kështu Elvis Hoxhës së Lëvizjes Vetëvendosje i cili sulmoi Rrahman Jasharajn shkak i organizimit të grevës në arsim.

“Kosova nuk ka nevojë për ideologë të urrejtjes, dhe përçarjes, por të ideve progresive, debatit konstruktiv e dialogut shoqëror për tejkalimin e krizave”, ka shkruar ajo.

Halimi thotë se një qasje e tillë e zyrtarëve të lartë të LVV-së është e papranueshme dhe diskriminuese përballë gjithë atyre që s’pajtohen me “sundimin absolut”

“E papranueshme qasja diskriminuese dhe stigmatizuese e zyrtarëve të lartë të partisë në pushtet karshi të gjithë atyre që nuk pajtohen me diktatin dhe vullnetin e saj për sundim absolut”, ka shkruar tutje ajo.

“Republika e Kosovës u lind nga shpirti i rezistencës demokratike ndaj mentalitetit autoritar. Dhe ky vend nuk e toleron frymën e fanatizmit dhe kulturën e damkosjes së tjetrit të ndryshëm”, ka përfunduar Halimi.

(Kosova Sot Online)