Shtetasi i huaj me 27 kartela që vidhte banka, arrestohet në Prishtinë – policia tregon sa para ia gjeti

  • E.K /
  • 04 September 2022 - 09:21
Shtetasi i huaj me 27 kartela që vidhte banka, arrestohet në Prishtinë – policia tregon sa para ia gjeti

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të huaj, pasi dyshohet se ka tërhequr para kundërligjshëm nga bankomatet në Kosovë.

Siç njofton Policia, atij i janë sekuestruar: një telefon, një SIM kartelë, 1200 euro para të gatshme, 387.02 funta angleze dhe 27 kartela të ndryshme bankare që dyshohet se janë të klonuara.vidht

Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Komunikata e plotë:

Dyshohej të tërhiqte para kundërligjshëm nga bankomatet në Kosovë, arrestohet shtetasi i huaj, i sekuestrohen 27 kartela të ndryshme bankare të dyshuara të klonuara dhe dëshmi të tjera

Prishtinë, më 4 shtator 2022

Më datë 03.09.2022, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës, konkretisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, është njoftuar nga njësiti patrullues i stacionit policor Jugu në Prishtinë, lidhur me ndalimin e një personi të dyshuar për keqpërdorim të kartelave bankare.

Dyshohet se i njëjti me kartela të klonuara ka tentuar ose ka tërhequr para nga bankomatët e bankave të ndryshme në Kosovë.

Në cilësi të provave dëshmive materiale janë sekuestruar:

– Një telefon celular;

– Një SIM kartel;

– Para të gatshme 1200 euro;

– Rreth 387.02 Funta Anglez;

– 27 kartela të ndryshme bankare, të dyshuara të klonuara.

Sipas detyrës zyrtare gjatë gjithë procesit ka qenë prezent avokati mbrojtës. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit.

Me vendim të Prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe sipas rekomandimeve do të ndërmerren veprimet e mëtejme sipas proceduarve ligjore.

(Kosova Sot Online)