Trotineti elektrik përfundon në një veturë në Prishtinës, duke ia thyer xhamin

  • E.K /
  • 05 September 2022 - 17:26
Trotineti elektrik përfundon në një veturë në Prishtinës, duke ia thyer xhamin

Pak më parë, një aksident trafiku ka ndodhur mes një trotineti elektrik dhe një veture të tipit “Mercedes”.

Faqja “Vrojtuesit e Lagjes”, kanë publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes, derisa shihet se trotineti elektrik ka përfunduar në pjesën mbrapa të veturës, duke i thyer kështu edhe xhamin.

Theksojmë se kohëve të fundit është rritur numri i përdoruesve të këtyre trotinetëve, e bashkë me ta edhe numri i aksidenteve.

Alban Zogaj, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, muajin e kaluar është shprehur se komuna e Prishtinës po kërkon që rregullorja në lidhje me trotinetet elektrik të përfshihet në diskutim publik.

Ai ka thënë se, shumë vende e kanë rregulluar këtë problematik dhe se rregullimi konsiston në limitim të shpejtësisë, të moshës së përdorueseve dhe hapësirave se ku përdoren këto mjete.

(Kosova Sot Online)