Vrasja me sëpatë e 27-vjeçares në Berlin, çfarë i tha kosovari asaj para se ta mbyste

  • E.K /
  • 05 September 2022 - 18:13
Vrasja me sëpatë e 27-vjeçares në Berlin, çfarë i tha kosovari asaj para se ta mbyste

Një 23-vjeçar nga Kosova u bë autor i një krimi makabër mëngjesin e së dielës në Berlin të Gjermanisë. Para orës 08:00 të mëngjesit, Policia gjermane e gjeti atë duke e goditur me sëpatë një 27-vjeçare nga Ukraina, e cila vdiq.

Policia ndërhyu dhe e ka vrau kosovarin. Gazeta e njohur gjermane, Bild, shkruan se 23-vjeçari përpara krimit i kishte thënë ukrainases se “do të vdesësh”.

“Vrasësi me sëpatë bërtiti: Do të vdesësh sot”, është titulli i Bild.

Gazeta gjermane shkruan për skena horror mëngjesin e së dielës në katin e nëntë të një ndërtese në Berlin. Siç raportohet, bërtimat deportuan edhe te banesat tjera, pati xhama të thyer dhe ishte dëgjuar një e shtënë.

(Kosova Sot Online)