Kryeministri Kurti: Sot Shpejtim Bulliqi e ka një ditë të veçantë, urime!

  • E.K /
  • 05 September 2022 - 18:20
Kryeministri Kurti: Sot Shpejtim Bulliqi e ka një ditë të veçantë, urime!

Kryeministri Albin Kurti sot ka qëndruar në shkollën “Enver Maloku” në Podujevë ku janë shpërndarë  librat për nxënësit e klasës së parë.

Atë e ka shoqëruar edhe Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Kurti ka folur se si “shkolla është vend ku mësohet, ku jepet mësim dhe ku fëmijët edukohen, bëhen më të ditur e më të mençur, andaj edhe shkolla duhet të jetë vendi ku vijnë nxënësit të mësojnë e jo t’i gjejnë dyert e mbyllura e klasat e zbrazëta”.

Por, përveç kësaj, nxënësve, Kurti u ka treguar që Kryetari Shpejtim Bulliqi e ka një ditë të veçantë duke ia uruar ditëlindjen.

(Kosova Sot Online)