Prishtinë: Ngacmohet vajza 9-vjeçare në rrjete sociale, babai i saj kërkon ndihmë nga Policia
Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Për këtë fenomen shqetësues ditëve të fundit ka pasur reagime të shumta pas ngjarjes që tronditi vendin, dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.
Nga Policia kanë bërë me dije se për një rast të tillë Prokuroria ka nisur hetimet, pas denoncimit të një prindi në Prishtinë, i cili ka njoftuar Policinë se vajza e tij 9-vjeçare i është ngacmuar në rrjete sociale.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur para disa ditësh në rrugën “Gjon Buzuku”, kur babai i viktimës kishte vendosur të raportojë në Polici.
(Kosova Sot Online)