Halimi e quan të përçdushme postimin e rasteve në Facebook nga ministrja Albulena Haxhiu

  • S.A /
  • 06 September 2022 - 09:52
Halimi e quan të përçdushme postimin e rasteve në Facebook nga ministrja Albulena Haxhiu

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, e ka quajtur të përçudshme postimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila në profilin e saj në Facebook ka postuar një rast të një tentim-dhunimi të një 14-vjeçareje dhe për të njëjtin ka thënë se e ka bërë me lejen e prindit të të miturës. Halimi ka thënë se qasja e ministres Haxhiu është tërësisht e gabueshme. 

“Postimi i rasteve nga Ministrja e Drejtësisë të përçudshme. Ministrja do të duhej të hartojë politika mbi rezultate të hulumtimeve të detajshme, të organizoj takime me prokurorë, gjyqtarë e organizata të shoqërisë civile. Qasja e saj tërësisht, e gabueshme, ndjellë frikë dhe aspak nuk i ndihmon parandalimit e raportimit të rasteve të abuzimeve e dhunimeve seksuale”, ka thënë ajo.

Tutja zëdhënësja e LDK-së ka thënë se statusi i Haxhiut s’është asgjë përpos përpjekje për të dëmonstruar fuqinë e pushtetit.

“Fushatat vetëdijësuese krijohen nga profesionistët ku përfshihen të gjithë akterët, jo statuse të pamenduara mirë për efektet e saja! Statusi i saj nuk është asgjë tjetër, pos përpjekje për të demonstruar fuqinë e pushtetit”, ka thënë ajo.

https://www.facebook.com/SibelHalimiOfficial?fref=nf

https://www.facebook.com/hapeporten?fref=nf

 

(Kosova Sot Online )