VETTING-u i vonuar po vjen për ti pastruar e dërguar në burg gjyqtar e prokuror të lidhur me krimin e organizuar

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 06 September 2022 - 07:20

Shkruan: ANALISTI–Reshat Badallaj

Për VETTING-un që po vjen tash, sa e sa herë kam thënë se VETTING-u është i domosdoshëm dhe do të shohim se jo vetëm që do të fluturojnë nga puna shumë gjyqtar e prokuror të lidhur me krimin, por do ti shihni edhe sa do të shkojnë prapa grilave. Po, kush e di se sa lëndë janë në rafte që i ka mbuluar pluhuri dhe nuk kanë guxuar të zgjidhen vetëm për arsyen se ishin nën presion të bandave politike që e kishin lëshuar rrjetin taman si të merimangës në të gjitha dikasteret e sidomos në sistemin e gjyqësisë që na kanë qitur hijen e zezë si emër në botën e qytetëruar.

-Nuk e keni idenë se sa i kënaqur jam pas lajmit për procedimin e VETTING-ut në Kuvend, dhe tash po kthej kokën prapa në shkrimet, analizat, opinionet e mia, kur lexoj se çka kam shkruar dhe gjithmonë dolën të sakta dhe jo vetëm të sakta për jo me pak se 100%. Këtë e them me bindjen e plot dhe me siguri, sepse nga anët e mia në Zhur, të krahinës se Lumës thuhet:"Në qoftë se është ngrënë pitja, tepsia është në vend" dhe me konkretisht të klikohet "KOSOVA SOT" dhe të lexohen pikërisht këto tema për gjyqësorin dhe të binduni. Ka kohë dhe vite që kam thënë se sistemi gjyqësor në Kosovë është i kalbur nga koka, sepse edhe peshku fillon të kalbet nga koka, po ashtu, kam thënë se në këtë sistem jo vetëm që kanë punuar njerëz të kohës së Millosheviqit dhe të Titos, por, edhe të tradhtarit Rrahman Morina, dhe nuk ka pasur mundësi të punohet ndryshe. Bile edhe më keq se kjo e gjakut të Millosheviqit, sistemi gjyqësor u kap edhe nga kryebanditët e bandave politike. Kanë ndodhur hajni nga kryebanditët e bandave politike, që para lufte ishin leckaman dhe brenda natës u bënë super milionerë për 20-30 breza e askush nuk u dënua.

Pastaj si u bënë punësimet familjare nga pesë-gjashtë anëtar të familjes në dikasteret më të fuqishme të Kosovës, sepse askush nuk guxonte të punësohej që nuk ishte nëne strehën e kësaj bande banditësh të lidhur me nëntokën kriminale. Faktori ndërkombëtar i bënte zë që të luftohet krimi por nuk u luftua sepse vetë kriminelët e kishin në dorë drejtësinë dhe askush nuk guxonte të vepronte. Oligarkët e lidhur me kryebanditët e bandave bashkëpunonin me klanet kriminale serbiane me miell,me naftë,kontrabandë qe dihej botërisht dhe prapë askush nuk u dënuar. Jemi dëshmitar se çfarë i bënë edhe Prishtinës me uzurpime dhe lloj-lloj hajnish dhe prapë le të pyesim se cili u burgos? Tani t´i kthehemi rastit të dhunimeve.

Unë personalisht nuk habitem me këto veprime negative. Nuk habitem sepse nuk kishte shtet, shtetin e kishin në dorë kryebanditët e bandave politike që nën thembër e kishin këtë gjyqësi. Të jap faktin. Një vajzë, e dhunuan në shkollë, të njëjtën vajzë e dhunon polici, me pastaj të njëjtën vajzë e dhunon avokati dhe kush e di se kush tjetër që nuk është bërë publike. Dhe, kjo u bë pas presionit publik. Dhe, merreni me mend në vend që të mbroj shteti qytetaren e vet ata vetë e dhunojnë tej e përtej dhe flasin për drejtësi dhe një njëri normal do pyeste: a jeni ne terezi dhe a i keni marr ilaçet...?

Për VETTING-un që po vjen tash, sa e sa herë kam thënë se VETTING-u është i domosdoshëm dhe do të shohim se jo vetëm që do të fluturojnë nga puna shumë gjyqtar e prokuror të lidhur me krimin, por do ti shihni edhe sa do të shkojnë prapa grilave. Po, kush e di se sa lëndë janë në rafte që i ka mbuluar pluhuri dhe nuk kanë guxuar të zgjidhen vetëm për arsyen se ishin nën presion të bandave politike që e kishin lëshuar rrjetin taman si të merimangës në të gjitha dikasteret e sidomos në sistemin e gjyqësisë që na kanë qitur hijen e zezë si emër në botën e qytetëruar.

Pra, ndonëse me vonesë duhet urgjentisht të fillon VETTING-u në Kosovë sepse nuk arsyetohet ky krim që ka metastazuar e nuk është luftuar, e nuk arsyetohet as rasti i kësaj vajzës 11 vjeçare, sepse turpi i krimit bie mbi të gjithë ata që janë të kapur gisht për gisht në këtë valle të turpit kundër qytetarëve dhe që i kishin vënë interesat e tyre personale të hajnisë mbi interesat kombëtare dhe të qytetarëve , vetëm duke dhënë premtime boshe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".