29 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 06 September 2022 - 14:59
29 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

29 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në 213 mostra të testuar gjatë 24 orëve të fundit.

Po ashtu në raportin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, u bë e ditur se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 42 persona derisa numri i rasteve aktive është 517.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 57 persona.

(Kosova Sot Online)