Për Ballkanin e Hapur sipas projektit të procesit të Berlinit, kundër kamuflimit të projektit Rama-Vuçiq me skenarin mashtrues të Serbisë

Për Ballkanin e Hapur sipas projektit të procesit të Berlinit, kundër kamuflimit të projektit Rama-Vuçiq me skenarin mashtrues të Serbisë
Për Ballkanin e Hapur sipas projektit të procesit të Berlinit, kundër kamuflimit të projektit Rama-Vuçiq me skenarin mashtrues të Serbisë

Skender Mulliqi

  • 06 September 2022 - 07:25

Shkruan: ANALISTI–Skënder Mulliqi

Dy shteteve shqiptare ju duhet struktura e BE-së, përmes Procesit të Berlinit, i cili do të asgjëson pa vonuar idenë për Ballkan të Hapur. Serbia gjithmonë ka përfituar , nga shqiptarët, pa ofruar asgjë.

-E kishim ish-Jugosllavinë , që për shqiptarët nuk ka vleftë. Tash Vuçiqi dhe Rama po dëshirojnë Ballkan të Hapur. Unë nuk pajtohem së disa po e quajnë këtë ide “Serbia e Madhe” dhe “Shqipëria e Madhe” .Shumica po pajtohen së ideja për Ballkan të Hapur është ide për një Jugosllavi pa Slloveninë dhe Kroacinë. Apo kjo ide është shumë afër idesë të botës serbe. Çfarë domethënie tjetër mund të këtë Ballkani I Hapur. Me i hapur kufijtë?Pse? Me i lehtësuar udhëtimet, të cilat veç po behën më letërnjoftime. Më i largu kufijtë për të bërë më lehtë kontrabanda më cigare e derivate të naftës e shumë çka tjetër? Apo për të lehtësuar eksportin dhe importin e shlivovicës serbe , apo mallrave të Serbisë , të cilat edhe ashtu po i kemi më bollëk , e që nuk ish dashur të lejohen, në tregjet shqiptare.

Unë mendoj së kjo ide ,po kamuflohet mirë nga Vuqiq dhe Rama, së ka karakter krejt politike , gllaberues ndaj tokave shqiptare. Me këtë ide fshihen synimet e vjetra serbe të hartuara më elaborate dhe memorandume ,për zhbërjen e qenjës sonë kombëtare. Bota serbe dhe bota ruse atë e shprehin haptazi. Nuk e ka Serbia dert për lëvizje të lirë të mallrave dhe njerëzve , së kjo pak I intereson, Aleksandër Vuqiqit. Ishte irituese dhe fyese për shqiptarët , pamja nga Samiti I Open Ballkan në Beograd, ku një kryeministër shqiptarë ngre dolli, më ata që na vranë historikisht dhe në luftën e fundit çlirimtare. Po të kishte dashur marrëdhënie të mira më shqiptarët , Vuçiq do të kishte pranuar pavarësinë e Kosovës. Po të kishte dashur Serbia të riparon gabimet shumta historike , do të kishte kërkuar falje për gjenocid, dhe sigurisht së nuk do të figuronte Kosova, në preambulën kushtetuese serbe si pjesë përbërëse e saj. Kosova dhe shqiptarët nuk mund të kenë paqe me atë shtet ku vlon fashizmi e klerikalizmi luftënxitës.

Nuk mund të këtë paqe më Serbinë, le ta di edhe Edi Rama , deri sa Serbia dhe serbët nuk e pranojnë kombin shqiptarë. Nuk do të ketë paqe më Serbinë , deri sa po armatoset dhe pareshtur dhe po e kërcënon më luftë Kosovën .Çka na nevojitet Open Ballkan atëherë? Asgjë. Dy shteteve shqiptare ju duhet struktura e BE-së, përmes Procesit të Berlinit, i cili do të asgjëson pa vonuar idenë për Ballkan të Hapur. Serbia gjithmonë ka përfituar , nga shqiptarët, pa ofruar asgjë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".