Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

  • E.K /
  • 06 September 2022 - 16:01
Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Në dy ditët e ardhshme, në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

IHMK njofton se vranësira do të ketë kryesisht në relievin malor.

Indeksi UV do të jetë i lartë kryesisht në orët e mesditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga drejtimi iç verilindjes.

(Kosova Sot Online)