Ky është 60-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në vendin e tij të punës në Skenderaj

  • G.G /
  • 07 September 2022 - 08:34
Ky është 60-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në vendin e tij të punës në Skenderaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Skenderaj, ku një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e tij të punës.

Sinjali mëson se viktima është 60-vjeçari, Ramadan Ramadani.

Ramadani ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, mirëpo pavarësisht intervenimit të mjekëve, ai s’kishte arritur t’i përballojë plagët e marra.

Kujtojmë se janë të shpeshta rastet kur punëtorët si shkak i kushteve jo të mira në punë, marrin lëndime të cilat kanë rezultuar të jenë fatale për ta.

(Kosova Sot Online)