Ministria e Tregtisë publikon çmimet, sa do të kushtojnë nafta e benzina sot

  • G.G /
  • 07 September 2022 - 09:48
Ministria e Tregtisë publikon çmimet, sa do të kushtojnë nafta e benzina sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka treguar se sa mund të kushtojë sot maksimalisht një litër naftë, benzinë dhe gaz.

1 euro e 71 cent do të jetë çmimi i naftës për sot.

Ndërkaq benzina do të jetë 1 euro e 36 cent – ndërsa gazi 77 cent.

Ministria e Tregtisë ka vendosur që gjatë krizës globale që ka përfshirë edhe Kosovën ta caktojë edhe marzhën e fitimit për industrinë e karburanteve në vend. 

https://www.facebook.com/MINT.RKS/posts/390201979958890

(Kosova Sot Online)