16 vjeçari e kërcënon me thikë sigurimin e shkollës në Gradicë të Drenasit

  • S.A /
  • 07 September 2022 - 10:12
16 vjeçari e kërcënon me thikë sigurimin e shkollës në Gradicë të Drenasit

Sigurimi i shkollës fillore të fshatit Gradicë të Drenasit është kanosur me thikë nga një ish-nxënës i asaj shkolle.

I dyshuari është 16 vjeçar, ka raportuar Policia e Kosovës në raportin ditor.

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 16:00.

Palët janë sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online )