“Vizita në Veri” që e nxiti reagimin e kryetarëve të Listës Srpska, çfarë tha dje Osmani

  • G.G /
  • 07 September 2022 - 14:09
“Vizita në Veri” që e nxiti reagimin e kryetarëve të Listës Srpska, çfarë tha dje Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Mamushë, të hënën, ka thënë se shumë shpejt do t’i vizitojë komunat veriore të Kosovës.

Por thotë se do të takohet me qytetarët, duke shtuar se për sa i përket viziave në komunat serbe me kryetaët e tyre – duhet të ketë vullnet edhe nga ta.

“Ju e dini që unë vazhdimisht kam pasur vizita edhe në fshatra shqiptare në Veri, edhe në lagje tjera. Ne jemi në diskutim të vazhdueshëm edhe me ministrin e Punëve të Brendshme i cili është duke punuar shumë për së afërmi me Policinë e Kosovës për situatën atje”, ka thënë Osmani. “Jemi në komunikim edhe me qytetarët që jetojnë në veri. Natyrisht që shumë shpejt do të jem edhe atje, për t’i vizituar qytetarët. Sa i përket vizitave në komuna natyrisht që duhet të ketë vullnet edhe te kryetarët e komunave  ashtu siç ka pasur edhe kryetari i Mamushës”.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar të martën Lista Serbe, duke i thënë Osmanit se “nuk e njohin për presidente”.

Rrjedhimisht, kërkuan nga ajo që të mos e vizitojë pjesën veriore, për ta cilësuar vizitën e saj eventuale si “provokim”.

E Osmani të hënën ka thënë se “serbët e Veriut nuk duhet të frikësohen”, duke shtuar se “Kosova do t’i mbrojë”.

“E keni rastin pa shpenzime t’i ndryshoni targat që janë nga koha e Millosheviqit”, ka thënë Osmani. 

(Kosova Sot Online)