Thaçi për kalimet nga një parti të tjetra të deputeteve: Vendime të padrejta

  • E.K /
  • 07 September 2022 - 16:07
Thaçi për kalimet nga një parti të tjetra të deputeteve: Vendime të padrejta

Analisti politik Jusuf Thaçi ka reaguar pas paralajmërimeve se deputetja e Listës “Guxo” Doarsa Kica do të kaloj në Lidhjen Domkratike të Kosovës.

Ai ka shkruar në faqen e tij se kushdo që për çfardo kalimi te një subjek poltik tjetërt, kritikon kur nuk i`u konvenon e kanë shumë gabim.

Ai ka përmendur këtu deputetet Grainca dhe Kica.

Reagimi I plotë:
Ata që heshtin ose e përkrahin veprimin e padrejtë të dikujt në rastet kur kjo padrejtësi ju konvenon, atëherë të tillët së paku duhet të heshtin kur ballafaqohen me veprimin e njëjtë, por që nuk ju konvenon.
Thënë ndryshe: ata që kanë heshtur (nuk e kanë kundërshtuar) ose edhe e kanë përkrahur kalimin e deputetes Grainca nga grupi parlamentar i PDK-së në atë të LVV-së, së paku duhet të heshtin (nëse jo ta përkrahin) për kalimin (eventual) të deputetes Kica nga grupi parlamentar i LVV-së në atë të LDK-së.
Sa për mua, të dyja këto raste (nëse kjo e fundit zyrtarizohet), si edhe rastet tjera të ngjashme, janë veprime të padrejta dhe kam reaguar njëjtë në të gjitha rastet e tilla, pavarësisht se në cilin drejtim partiak ka qenë shigjeta e kalimit të deputetit/es.

(Kosova Sot Online)