Urgjentisht të veprohet me VETTING që të shërohet sistemi i drejtësisë në Kosovë

Urgjentisht të veprohet me VETTING që të shërohet sistemi i drejtësisë në Kosovë
Urgjentisht të veprohet me VETTING që të shërohet sistemi i drejtësisë në Kosovë

Muhamet Kelmendi

  • 07 September 2022 - 07:33

Shkruan: ANALISTI–Muhamet Kelmendi

Kudo është keqpërdorur detyra dhe çdo herë është vërejtur kjo nga shteti. Shteti ka heshtur. I ka lejuar gjyqtarët dhe prokurorët, anëtarët e KPK-së dhe të KGJK-së të bëjnë çfarë kanë dashur. Kurrë nuk pati përgjegjësi dhe asnjëherë profesionalizëm.

-Ka kohë që është konstatuar se sistemi i drejtësisë dhe ai i luftimit të krimit duan riorganizim, përgjegjësi dhe edhe masa ndëshkuese. Nuk ka nevojë shumë të mendohet në këtë anë të çështjes. Kërkohet vetëm verifikim i gjendjes dhe mbi atë të merren masat shëruese. Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbajnë përgjegjësi juridiko-penale për gjendjen në prokuroritë e Kosovës dhe në të gjitha gjykatat, në çdo nivel të vendimmarrjes. Mirëpo, përgjegjësia nuk është vetëm këtu. Përgjegjësi ka Qeveria e Kosovës, Kuvendi, Presidenti/tja, Policia e Kosovës, institucionet e edukimit dhe riedukimit në Kosovë. Në fakt, kudo ka burokraci të theksuar, autoritarizëm të lartë keqpërdorime të mëdha të detyrës dhe ryshfet. Personeli i punësuar në këto sisteme fiton në mënyrë kriminale shumë pasurin nga qytetarët e vendit.

Asnjë gjyqtar, prokuror, burokrat, teknokratë etj.,nuk mund ta arsyetoj pasurinë që ka. Kudo është keqpërdorur detyra dhe çdo herë është vërejtur kjo nga shteti. Shteti ka heshtur. I ka lejuar gjyqtarët dhe prokurorët, anëtarët e KPK-së dhe të KGJK-së të bëjnë çfarë kanë dashur. Kurrë nuk pati përgjegjësi dhe asnjëherë profesionalizëm. Këtu duhet përmendur lëndët, përkatësisht ato lëndë, të cilat nëpër gjykata të niveleve të ndryshme me nga 10 e 15 vjet kalojnë nga një gjyq në tjetrin dhe rrinë nëpër sirtar. Lënda kalon nga Gjykata Themelore në atë të Apelit. Kthehet në themelore. Shkon përsëri në Apel dhe në Gjykatën Supreme.

Dhe, përsëri lënda mbetet e pazgjidhur. Ky është profesionalizëm!!! Koha kalon dhe vlera i humb lëndës. Kjo bëhet thjeshtë për të dhënë ryshfet. Nuk ka tjetër shkak. Është koha e veprimit. Nuk ka nevojë vetëm për kritika dhe thirrje në moral, sepse kur ka moral, lëndët kryhen me profesionalizëm dhe nuk ka shkelje ligjore apo neglizhencë. Kosovës i duhet Ligji për Përgjegjësi dhe Verifikim të të gjitha instancave në sistemin juridik e gjyqësor. Këtu duhet përfshirë edhe organet e luftimit të krimit dhe të riedukimit etj. Asgjë nuk duhet kaluar pa një përgjegjësi të tillë. Koha nuk pret.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".