Edhe kryetari i Kamenicës e shkarkon një drejtoreshë

  • E.K /
  • 07 September 2022 - 18:25
Edhe kryetari i Kamenicës e shkarkon një drejtoreshë

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj e ka shkarkuar një drejtoreshë në komunën që ai udhëheq.

Bëhet fjalë, për Merita Agaj, tanimë ish-drejtoreshë e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme.

Këtë vendim, Rahimaj e ka bërë të ditur me anë të një postimi.

Siç ka njoftuar ai, një nga arsyet e vendimit në fjalë është zbatimi i orarit të punës dhe kryerja e detyrave.

Postimi i plotë:

Zbatimi i orarit të punës dhe kryerja e detyrave janë normë në qeverisjen tonë

Për shkak të vërejtjeve të vazhdueshme të adresuara nga unë por edhe nga pjesëtarë të tjerë të stafit tim, ankesave të qytetarëve, mosrespektimit të orarit të punës dhe mungesës së angazhimit në sektorin përkatës, sot lirohet nga detyra drejtoresha e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, Merita Agaj.

E kemi thënë që nga fillimi i qeverisjes, nuk do të lejojmë thyerje të rregullave në vendin e punës dhe mungesë angazhimi.

(Kosova Sot Online)