Peci: Partia Guxo është produkt i presidentes Vjosa Osmani

  • E.K /
  • 07 September 2022 - 18:50
Peci: Partia Guxo është produkt i presidentes Vjosa Osmani

Ministri i Bujqësisë njëherësh edhe anëtarë i partisë Guxo, Faton Peci, ka thënë se ky subjekt politik është produkt i presidentes Vjosa Osmani për ta sfiduar të keqen dhe për ta dërguar para Kosovën.

Ai, në kuvendin e parë zgjedhor të kësaj partie, ka deklaruar se Guxo në bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje  i dhanë vendit një presidente dhe një kryeministër që sipas tij janë tandeni i rilindjes politike në Kosovë.

“Me një presidente guximtare dhe një kryeministër të pakompromentueshëm, suksesi i vendit tonë është i garantuar. Guximi lindi së pari si ide, si frymë dhe si shpresë. Listës fillestar iu bashkuan shumë emra duke i dhënë kuptim rikonceptimit të mendimit politik në skenën kosovare. Lista Guxo, sot partia Guxo u konsolidua gradualisht, u strukturua gradualisht dhe sot po përmbyllet sukseshëm në shndërrimin në një subjekt politik”, ka thënë Peci.

Peci ka shtuar se çdo herë do të punojnë në të mirë dhe interes të qytetarëve.

(Kosova Sot Online)