Një prej të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares u dërgua sot urgjentisht në spital

  • E.K /
  • 07 September 2022 - 21:37
Një prej të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares u dërgua sot urgjentisht në spital

Një prej të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, është dërguar sot me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës. Media ju sjell detaje.

Shkëlqim Kamerit, një prej pesë të dyshuarve për dhunimin e vajzës 11-vjeçarë në Prishtinë, i është përkeqësuar sot gjendja emocionale dhe psikologjike.

Media merr vesh nga burime se sot rreth orës 10:00, ai është trajtuar fillimisht në qëndrën e paraburgimit në Pejë, por nuk i është përmirësuar gjendja.

I njëjti është dërguar më pas urgjentisht në Spitalin Rajonal të Pejës, ku ka qëndruar rreth 40 minuta. Pas trajtimit që ka marrë në spital, i njëjti është kthyer në paraburgim.

Në TikTok është publikuar edhe një video, ku shihet i riu duke u kontrolluar nga mjeku.

Se 19-vjeçari ka marrë tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, e ka konfirmuar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Ndryshe, Kameri është një prej pesë të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares më 27 gusht. Të gjithë të dyshuarit ndodhen në paraburgim, tre prej të cilëve janë të mitur.

Dhunimi i vajzës, sipas dosjes së Prokurorisë Themelore të Prishtinës, të cilën e posedon media ka nisur të shtunën në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një lokacion tjetër të panjohur.

Në dosjen e prokurorisë përshkruhen detaje tronditëse.

Sipas prokurorisë, i pandehuri E.R, 26-vjeç, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e të dëmtuarës, “në atë mënyrë që të pandehurin fillimisht e kishte thirrur në telefon vëllai i tij, i mitur., pastaj i pandehuri ka shkuar me “Pickup” tek parku në lagjen “Arbëria” në Prishtinë dhe e ka marrë me veturë vëllain e tij dhe të dyshuarit Xh.S., dhe G.J., të cilët ndodhen në arrati dhe të dëmtuarën. Pastaj rrugës tek varrezat kanë zbritur i mituri dhe, dhe Zh.S., ndërsa i pandehuri së bashku me G.J,.dhe të dëmtuarën janë larguar me veturë, ashtu që pas pak E.R., ka ndaluar veturën në një vend të panjohur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën.Edhe pse e ka ditë që e dëmtuara është nën 14-vjeç”, përshkruhet në kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj tij.

Aty shkruan se nga deklarata e të miturës dhënë në polici me datën 28.08.2022 rezulton se “përderisa e mitura ka qenë në park, i janë afruar tre persona, ku kanë filluar ta ngacmojnë me fjalë, ku e dëmtuara ka vazhduar të ecë por më pas njëri ka filluar edhe ta prekte”.

“Më pas të njëjtit, sipas viktimës, kanë vazhduar që ta ndiqnin dhe njëri nga ta e ka tërhequr me një qosh dhe të dy kanë filluar t’ia heqnin rrobat. Personi me maicë të bardhë ia ka kapur duart ndërsa perosni tjetër ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Kur e dëmtuara ka filluar të bërtasë ata ia kanë mbyllur gojën dhe marrëdhënia ka ndodhur në këmbë. E dëmtuara ka deklaruar që pasi ka përfunduar njëri marrëdhënien e ka filluar tjetri” thuhet në përshkrimin e rastit që ka bërë prokuroria. Më pas sipas saj, ka ardhë një automjet “pickup” ku dy persona janë ulur mbrapa dhe viktima përpara.

Ajo ka deklaruar se edhe shoferi i veturës ka kryer marrëdhenie me të.

(Kosova Sot Online)